Serbët nuk do ta shantazhojnë Qeverinë Haradinaj
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i58765-serbët_nuk_do_ta_shantazhojnë_qeverinë_haradinaj
Një punë si rrallëherë tjera filloi mëngjesin e së dielës në objektin e Qeverisë së Kosovës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 10, 2017 17:26 Europe/Tirane
  • Serbët nuk do ta shantazhojnë Qeverinë Haradinaj

Një punë si rrallëherë tjera filloi mëngjesin e së dielës në objektin e Qeverisë së Kosovës.

Nga lartë, punëtorët u lëshuan me litar për të pastruar gjithë xhamat e ndërtesës kryesore politike të vendit. Rregullime u bënë dhe në oborrin qeveritar. Të hënën në këtë objekt pritet të ndodh pranim dorëzimi i detyrës së Kryeministrit: nga kryeministri në ikje, Isa Mustafa, te kryeministri i ri i zgjedhur të shtunën në mbrëmje, Ramush Haradinaj. Këtij të fundit, partneri I koalicionit kryetar, kryetari i PDK-së,. Kadri Veseli, po ia parasheh një qeverisje të fortë e me afat të plot. Mendim të kundërt me Veselin kanë nga partitë opozitare, LDK e VV, sipas të cilëve kjo qeveri varet nga Beogradi. Zëvendëskryeministri i zgjedhur, Dalibor Jevtiq, thotë se qeverisja e re varet nga ata porse nuk do të bëjnë shantazhe. “Por, Lista Serbe do t’i mbrojë interesat e popullit”, thotë ai.