Zaev: Së bashku me qytetarët arritëm ta mbrojmë demokracinë në Maqedoni
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i59145-zaev_së_bashku_me_qytetarët_arritëm_ta_mbrojmë_demokracinë_në_maqedoni
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, përmes një video ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë qytetarëve të vendit, e cila këtë vit shënohet me moton “Demokraci dhe parandalim të konflikteve”.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 15, 2017 08:16 Europe/Tirane
  • Zaev: Së bashku me qytetarët arritëm ta mbrojmë demokracinë në Maqedoni

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, përmes një video ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë qytetarëve të vendit, e cila këtë vit shënohet me moton “Demokraci dhe parandalim të konflikteve”.

Zaevi në urimin e tij thotë se të gjithë qytetarët në Maqedoni së bashku kanë arritur ta mbrojnë demokracinë në vend, njofton Telegrafi Maqedoni. “Sot lirisht mund të themi se gjithë ne, qytetarët e Maqedonisë, së bashku arritëm ta mbrojmë demokracinë në Maqedoni. Maqedonia është e lirë. Vend i lirë dhe demokratik do të thotë edhe ndarje demokratike të pushtetit”, thotë Zaev. Ai shtoi se Maqedoninë e presin zgjedhjet lokale, për të cilat tha se do të sigurohen kushte që ata të jenë fer dhe demokratike.