Hasan Khomeini takohet me autoritetet e Bosnjës
Sejed Hasan Khomeini, i cili po zhvillon një vizitë në Bosnje Hercegovinë, u takua me kryetarin e ulemave, anëtarin mysliman të këshillit presidencial dhe anëtarin e këshillit të feve në Bosnje.
Husein Kovazevic, kreu i ulemave të Bosnjës, në këtë takim falënderoi mbështetjen e kombit dhe qeverisë së Republikës Islamike të Iranit në kohën e luftës dhe tha: Revolucioni Islamik i drejtuar nga imam Khomeini (ra), gjithmonë ka qenë inspirues për popullin e Bosnjës dhe myslimanëve të këtij vendi i ka dhënë mësimin e madh të rezistencës. Bakir Izetbegović anëtari mysliman i këshillit presidencial të Bosnjës në takim me Sejed Hasan Khomeini, rikujtoi interesin e myslimanëve të Bosnjës mes tyre Ali Izetbegović ish liderit të Bosnjës ndaj Imam Khomeinit (ra) dhe pasi vuri në dukje të përbashkëtat kulturore mes dy popujve tha se populli boshnjak gjithmon falënderon Iranin për ndihmat dhe mbështetjen e tij. Gjatë qëndrimit në Bosnje, Sejed Hasan Khomeini u takua edhe me Mahmud Hejdari ambasador i Iranit në Sarajevë dhe pasi parashtroi pikëpamjet e imam Khomeinit lidhur me unitetin e botës islame dhe eliminimin e mosmarrëveshjeve mes shiitëve dhe sunitëve tha: Edhe lideri suprem i Revolucionit Islamik vazhdimisht thekson në domosdoshmërinë e unitetit dhe solidaritetit të botës islame. Nëse bota islame do të jetë unike, sot nuk do të ishim dëshmitarë të krimeve në Mianmar dhe përsëritjes së gjenocidit të kryer kundër myslimanëve në Srebrenicë.