Theksohet forcimi i bashkëpunimit parlamentar mes Iranit dhe Malit të Zi
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i60393-theksohet_forcimi_i_bashkëpunimit_parlamentar_mes_iranit_dhe_malit_të_zi
Ambasadori i akredituar i Iranit në Podgoricë dhe kryetari i parlamentit të Malit të Zi, theksuan forcimin e bashkëpunimit parlamentar mes të dy vendeve.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Tetor 01, 2017 06:43 Europe/Tirane
  • Theksohet forcimi i bashkëpunimit parlamentar mes Iranit dhe Malit të Zi

Ambasadori i akredituar i Iranit në Podgoricë dhe kryetari i parlamentit të Malit të Zi, theksuan forcimin e bashkëpunimit parlamentar mes të dy vendeve.

Husein Mula’abdullahi, ambasador i akredituar i Iranit në Podgoricë dhe Ivan Brajovic kryetar i parlamentit të Malit të Zi, diskutuan mbi marrëdhëniet bilaterale. Në këtë takim kryetari i parlamentit të Malit të Zi vuri në dukje se forcimi i bashkëpunimeve parlamentare është rruga më e mirë për forcimin e lidhjeve poltiike dhe ekonomike të Iranit dhe Malit të Zi. Ai gjithashtu ka ftuar z. Ali Larixhani, kryetar i parlamentit islamik të Iranit që të vizitojë Malin e Zi. Husein Mula’abdullahi dhe Ivan Brajovic në këtë takim diskutuan për rrugët e formimit të grupeve të miqësisë parlamentare mes Iranit dhe Malit të Zi, si dhe analizuan rrugët e bashkëpunimit ekonomik dhe sfidat politike të rajonit.