Organizohet ceremonia e Ashures në Shqipëri
(last modified Mon, 02 Oct 2017 05:38:20 GMT )
Tetor 02, 2017 07:38 Europe/Tirane
  • Organizohet ceremonia e Ashures në Shqipëri

Ceremonia e Ashures për martirizimin e imam Huseinit (as), imamit të tretë të shiitëve të botës, është organizuar njëkohësisht në huseinietë e ngritura në Shqipëri, Slloveni, Bosnje, Qipro dhe Bullgari.

Dashamirësit e Ehli Bejtit, ditët e dielë në Tiranë dhe Durrës kanë organizuar ceremoninë e Ashures me rastin e martirizimit të imam Huseinit(as). E njëjta ceremoni u organizua edhe nga iranianët me banim në Slloveni. Ceremonia u organizua në ambasadën e Republikës Islamike të Iranit në Lubjanë. Disa dashamirës të Ehli Bejtit dhe të imam Huseinit (as) në Bosnje gjithashtu janë mbledhur në Sarajevë për ditën e Ashures. Ceremonia e zisë për imam Huseinin(as) u organizua edhe në qytetet Nikozia, Limassol dhe Famagosta të Qipros. Ashurja dhe ceremonia e zisë për imam Huseinin (as) u organizua edhe në Sofje kryeqytetin e bullgarisë. Dje në të gjithë Iranin islamik, është organizuar gjerësisht ceremonia e zisë dhe Ashures për martirizimin e imam Huseinit. Dje më 12 Muharrem të kalendarit hënor, ishte dita e martirizimit të imam Huseinit (as) imamit të tretë të myslimanëve shiitë të botë. Megjithëse kanë kaluar shekuj nga ngjarja e dhimbshme e Ashures në Qerbela dhe nga martirizimi i imam Huseinit(as), mesazhi i kësaj ngjarjeje jo vetëm që nuk është zbehur por është forcuar edhe më shumë.

Tags