Nuk ka asnjë lidhje mes pavarësisë së Kosovës dhe ngjarjeve në Katalonjë?
(last modified Tue, 03 Oct 2017 19:07:14 GMT )
Tetor 03, 2017 21:07 Europe/Tirane
  • Nuk ka asnjë lidhje mes pavarësisë së Kosovës dhe ngjarjeve në Katalonjë?

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Shqipërisë, Ditmir Bushati si dhe Ministri i Emigracionit dhe i Azilit të Dukatit të Madh të Luksenburgut, Jean Asselborn janë në një mendim se nuk ka asnjë lidhje mes pavarësisë së Kosovës dhe ngjarjeve në Katalonjë.

Bëhet fjalë për dy çështje tërësisht të ndryshme. Ata kanë dhe një përgjigje për ministrin e Jashtëm serb Ivica Daçiç i cili akuzoi komunitetin ndërkombëtar për njëanshmëri   Ivica Daçiç deklaroi se  Kosova nuk mund të jetë rast i ndarë dhe specifik, siç e kanë vlerësuar dje zyrtarët e Komisionit Evropian, të cilët thanë se Kosova dhe Katalonja nuk mund të krahasohen. “Ky është veprim i njëanshëm i Katalonjës, siç ka qenë veprim i njëanshëm ai i Kosovës, ndërsa bashkësia ndërkombëtare dhe Bashkimi Evropian thonë se Spanja është anëtare e BE-së, por çka nënkupton kjo konkretisht?”. Deklarata  e Daçiç u bë për televizionin publik serb. Ndërkohë nga Tirana Bushati u përgjigj:   Mbase nuk jam në lartësinë e kolegut serb Ivica  Daçiç për të komentuar qëndrimet e bashkësisë ndërkombëtare por përfitoj nga pyetja për të dhënë qartë se çdo krahasim mes Kosovës dhe  Katalonjës do të ishte i padobishëm dhe aspak i pabazuar as në të drejtën ndërkombëtare dhe as në teoritë dhe të drejtën kushtetuese por dhe as në mënyrën si janë zhvilluar ngjarjet në të dyja rastet. Nuk është hera e parë dhe besoj se çdo krahasim qoftë me Krimenë i cili është duartrokitur nga i njëjti person dhe qoftë me rastin e Katalonjës është i  pambështetur.  Nga pikëpamja e së drejtës ndërkombëtare është mbyllur çdo diskutim i mëtejshëm Ndërsa Jean Asselborn tha: Çështjet e ndarjes janë shumë të rralla. E dimë çfarë ndodhi mes Serbisë e Malit të Zi, e njëjta gjë ndodhi dhe me Çekosllovakinë. Nuk mund ta krahasoni me çfarë ndodhi në Krime ose Kosovë. Në Kosovë kishte luftë, në Katalonjë nuk ka luftë dhe ky është dallimi kryesor që duhet pasur parasysh. Mund të duhet një gjeneratë e tërë edhe më shumë në Kosovë e Serbi përpara se të sqarohet mendësia e njerëzve. Kjo do të duhet kohë por shpresoj që ndjesia e urrejtjes nuk do të rritet gjithmonë e më tepër në Spanjë, sepse nëse krijohet ndjesia e urrejtjes do të duhet gjenerata të tëra për ta pastruar këtë ndjesi. 

 

Tags