Ruçi përjashton Bashën, solidarizohen demokratët
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i60735-ruçi_përjashton_bashën_solidarizohen_demokratët
Situata e tensionuar e kësaj të enjte në seancë plenare solli dhe vendimin e kryeparlamentarit të Shqipërisë Gramoz Ruçi që të përjashtonte kreun e PD-së, Lulzim Basha nga Kuvendi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 05, 2017 11:53 Europe/Tirane
  • Ruçi përjashton Bashën, solidarizohen demokratët

Situata e tensionuar e kësaj të enjte në seancë plenare solli dhe vendimin e kryeparlamentarit të Shqipërisë Gramoz Ruçi që të përjashtonte kreun e PD-së, Lulzim Basha nga Kuvendi.

Mirëpo, Basha jo vetëm që nuk u largua nga salla, po mori dhe mbështetje maksimale të kolegëve të tij për këtë veprim. Vetë Basha ka postuar në profilin e tij në Facebook foton e deputetëve demokratë në sallën e Kuvendit, teksa duket se pjesa tjetër e sallës është bosh. “Kur dhunohet fjala e lirë, largohen dhunuesit jo opozita!”, shkruan Basha.