Këshilli gjyqësor i gatshëm për zbatimin e marrëveshjes për drejtësi
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i61499-këshilli_gjyqësor_i_gatshëm_për_zbatimin_e_marrëveshjes_për_drejtësi
17 tetori është data e fundit e caktuar për fillimin e zbatimit të marrëveshjes së Brukselit për drejtësi. Në Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe atë Prokurorial thonë se edhe pse janë të përgatitur, nuk e dinë nëse më këtë datë do të filloj të zbatohet marrëveshja e drejtësisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 15, 2017 12:32 Europe/Tirane
  • Këshilli gjyqësor i gatshëm për zbatimin e marrëveshjes për drejtësi

17 tetori është data e fundit e caktuar për fillimin e zbatimit të marrëveshjes së Brukselit për drejtësi. Në Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe atë Prokurorial thonë se edhe pse janë të përgatitur, nuk e dinë nëse më këtë datë do të filloj të zbatohet marrëveshja e drejtësisë.

Sipas tyre, zbatimi i marrëveshjes varet direkt nga gjykatësit dhe prokurorët serbë. Ende nuk dihet nëse më 17 tetor do të fillojë të zbatohet marrëveshja e Brukselit për drejtësi e cila parasheh që gjykatësit dhe prokurorët serbë të integrohen në sistemin e drejtësisë së Kosovës. Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, tha për Radio Kosovën se janë të përgatitur për fillimin e punës edhe në veri, por se kjo nuk do të ndodhë pa u betuar para presidentit. gjyqtarët dhe prokurorët serbë. Është miratuat lista e gjyqtarëve të cilët pritet të dekretohen më 17 tetor. Nëse vinë me e dhënë betimin, gjegjësisht me u dekretuar, atëherë do filloj zbatimi i marrëveshjes. Por ne nuk mundemi me e ditë deri më 17 tetor. Ne po shpresojmë se ata do të vinë dhe do të jenë të gatshëm me u integruar në sistemin tonë gjyqësor”, pohoi Idrizi. Edhe Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës Blerim Isufaj, nuk e dinë nëse me 17 tetor do filloj zbatimi i marrëveshjes. Ai nuk ishte në gjendje të konfirmonte ndonjë datë se kur do të nis zbatimi i marrëveshjes, pasi që sipas tij, kjo është marrëveshje politike. Për fillimin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje, më 31 gusht  ishin dakorduar Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Aleksandër Vuqiç. Në insistimin e Radio Kosovës, në zyrën e presidentit të Kosovës, këto ditë, nuk janë përgjigjur  nëse do të fillojë zbatimi i marrëveshjes më 17 tetor dhe se kur pritet të bëhet dekretimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë.  Në organizata që merren me monitorimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë, e ndërlidhin këtë me gatishmërinë gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë për t’i pranuar kushtet e marrëveshjes. Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi tha për Radio Kosovën se dekretimi i këtyre emrave nga presidenti mund të marrë shumë pak kohë. Kosova si duket kësaj here i ka marrë të gjitha veprimet të cilat janë të përcaktuara me marrëveshje dhe ligj, përderisa mbetet tani nëse gjyqtarët dhe prokuroret serb janë të gatshëm për të filluar punën dhe kushtet në të cilat është arritur marrëveshja”, theksoi Miftaraj. Miftaraj tha  se integrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serb në sistemin e drejtësisë do të ishte një hap shumë me rëndësi për vendin. Me fillimin e zbatimit të marrëveshjes së Brukselit për drejtësi, do të shuhen gjykatat dhe prokuroritë serbe në Kosovë, të cilat që nga paslufta veprojnë ilegalisht.