Irani dhe Mali i Zi bashkëpunojnë në fushën e mediave dhe kulturës
Deputetët e Parlamentit të Malit të Zi janë takuar dhe kanë biseduar me konsullin kulturor të Republikës Islamike të Iranit në Beograd.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Mohsen Sulejmani, konsulli kulturor i Republikës Islamike të Iranit në Beograd, në këtë takim deklaroi se në rast se ekziston interesim nga universitetet e Malit të Zi, qeveria e Iranit është e gatshme të krijojë kushtet e nevojshme për mësimin e gjuhës persiane në këto universitete dhe disa bursa studimi të ndaj për studentët e Malit të Zi sidomos në fushën e gjuhës dhe letërsisë persiane. Ndërkohë delegacioni parlamentar i Malit të Zi në këtë takim deklaroi: "Parlamenti i këtij vendi është i interesuar për zgjerimin e marrëdhënieve reciproke kulturore në fushën e kinemasë, teatrit, panaireve të librave, arteve vizuale, aktiviteteve universitare dhe hulumtuese, si dhe krijimin e kushteve të nevojshme për nënshkrimin e marrëveshjeve për mirëkuptim mes autoriteteve përkatëse të të dy vendeve".