Irani dhe Mali i Zi bashkëpunojnë në fushën e mediave dhe kulturës
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i61628-irani_dhe_mali_i_zi_bashkëpunojnë_në_fushën_e_mediave_dhe_kulturës
Deputetët e Parlamentit të Malit të Zi janë takuar dhe kanë biseduar me konsullin kulturor të Republikës Islamike të Iranit në Beograd.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Tetor 18, 2017 10:12 Europe/Tirane
  • Irani dhe Mali i Zi bashkëpunojnë në fushën e mediave dhe kulturës

Deputetët e Parlamentit të Malit të Zi janë takuar dhe kanë biseduar me konsullin kulturor të Republikës Islamike të Iranit në Beograd.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Mohsen Sulejmani, konsulli kulturor i Republikës Islamike të Iranit në Beograd, në këtë takim deklaroi se në rast se ekziston interesim nga universitetet e Malit të Zi, qeveria e Iranit është e gatshme të krijojë kushtet e nevojshme për mësimin e gjuhës persiane në këto universitete dhe disa bursa studimi të ndaj për studentët e Malit të Zi sidomos në fushën e gjuhës dhe letërsisë persiane. Ndërkohë delegacioni parlamentar i Malit të Zi në këtë takim deklaroi: "Parlamenti i këtij vendi është i interesuar për zgjerimin e marrëdhënieve reciproke kulturore në fushën e kinemasë, teatrit, panaireve të librave, arteve vizuale, aktiviteteve universitare dhe hulumtuese, si dhe krijimin e kushteve të nevojshme për nënshkrimin e marrëveshjeve për mirëkuptim mes autoriteteve përkatëse të të dy vendeve".