LDK 1% para PDK-së, VETËVENDOSJE humbi 100 mijë vota prej zgjedhjeve
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i61793-ldk_1_para_pdk_së_vetËvendosje_humbi_100_mijë_vota_prej_zgjedhjeve
Mbrëmë shumica e subjekteve politike e shpallen fitoren. Por më së shumti rezultatit iu gëzua Lidhja Demokratike e Kosovës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 23, 2017 09:29 Europe/Tirane
  • LDK 1% para PDK-së, VETËVENDOSJE humbi 100 mijë vota prej zgjedhjeve

Mbrëmë shumica e subjekteve politike e shpallen fitoren. Por më së shumti rezultatit iu gëzua Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ajo pretendonte se diferenca e saj me subjektet e tjera politike shkon në mbi 70 mijë vota. Por ç’është e vërteta, ajo vetëm rreth 10 mijë vota është para Partisë Demokratike të Kosovës. Nga 677496 vota të numëruara, LDK ka gjithsej 161 740 vota, PDK ka 152 144, kurse Lëvizja Vetëvendosje 108 865. Pas këtyre radhitet AAK-ja me 88 760, NISMA më 36 848 vota, Lista Serbe me 28 891, AKR-ja me 28 336 vota, ALTERNATIVA me 9 324 vota, KDTP me 6 497 vota, LB me 5 250 vota, VAKAT me 4907 vota, PD me 4 242 vota, etj.. Shprehur në përqindje, LDK ka fituar gjithsej 23.9%, PDK ka fituar gjithsej 22.5%, Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka rënie rreth 100 mijë vota, ka fituar gjithsej 16.1% , AAK-ja 13.1%, 5.4% NISMA dhe 4.2% AKR. Edhe rreth 15 për qind e votave ende nuk janë numëruar.(indeksonline.net

Në bazë të rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të publikuara online, mund të dihet tashmë se shumica e komunave të mëdha do të shkojnë në balotazh për zgjedhjen e kryetarëve të rinj.

Derisa, në disa komuna, kryetarët janë zgjedhur qysh në raundin e parë të votimeve.

Nga të dhënat online, në shumicën e 38 komunave të Kosovës votat e procesuara arrijnë në mbi 90 për qind.

Sipas të rezultateve preliminare 19 komuna janë në balotazh, po aq janë fituar në raundin e parë.

Në këto zgjedhje morën pjesë 91 subjekte politike, prej tyre një koalicion, 35 parti politike, 30 iniciativa qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur (qoftë për kryetarë komune apo për këshilltarë në Kuvendet Komunale).

Komunat dhe kandidatët që shkojnë në balotazh:

Prishtinë: Shpend Ahmeti nga LVV (43,42) dhe Arban Abrashi nga LDK (35,91).

Gjakovë: Ardian Gjini nga AAK (40,77)​ dhe Mimoza Kusari Lila nga Alternativa (31.48).

Gjilan: Lutfi Haziri nga LDK (43,30) dhe Sami Kurteshi nga LVV. (26,97)

Mitrovica e Jugut: Valdete Idrizi (28,56) nga PDK dhe Agim Bahtiri nga AKR (27,10).

Prizren: Shaqir Totaj nga PDK (29,66) dhe Mytaher Haskuka nga LVV (22,43).

Ferizaj: Agim Aliu nga PDK (39,18) dhe Muharrem Sfarqa nga LDK (30,00).

Istog: Haki Rugova nga LDK dhe (43,54)​ Gani Dreshaj nga AAK (37,23) .

Obiliq: Xhafer Gashi nga AAK (49,26) dhe Mehmet Krasniqi nga LDK (27,46).

Podujevë: Agim Veliu nga LDK (48,37) dhe Ajet Potetra nga LVV (29,99).

Klinë: Sokol Bashota nga PDK (36,60) dhe Besim Hoti nga LDK (23,69).

Kaçanik: Besim Ilazi nga PDK (40,38) dhe Basri Kodra nga LVV.(21,26)

Kamenicë: Qëndron Kastarati nga LVV (34,22) dhe Shaip Surdulli nga LDK (28,04).

Rahovec: Smajl Latifi nga AAK (33,40) dhe Ibrahim Kryeziu nga LDK (20,45) .

Shtime: Naim Ismajli nga PDK (38,15) dhe Fatmir Rashiti - kandidat i pavarur (27,93).

Suharekë: Bali Muahrremaj nga AAK (39,98) dhe Sali Asllanaj nga LDK (33,93).

Vushtrri: Ferit Idrizi nga PDK (33,51) dhe Xhafer Tahiri nga LDK (25,71).

Malishevë: Ragip Begaj nga Nisma (40,67) dhe Mursel Gashi nga PDK (27,26.

Dragash: Selim Kryeziu nga LDK (37.94) dhe Shaban Shabani nga PDK (28.12).

Kllokot: Strahinja Spasiç Lista Serbe (48,08) dhe Bozidar Dejanoviç nga GI (37,62).

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së pa balotazh garën për kryetar komune e kanë fituar që në rrethin e parë të votimeve:

Pejë: Gazmend Muhaxhiri nga LDK (50,35).

Deçan: Bashkim Ramosaj nga AAK (63,91).

Fushë Kosovë: Burim Berisha nga LDK (63,41).

Skenderaj: Bekim Jashari - kandidat i pavarur (85,59).

Drenas: Ramiz Lladrovci nga PDK (59,34).

Han i Elezit: Rufki Suma - kandidat i pavarur (57,32).

Mitrovica e Veriut: Goran Rakiq nga Lista Serbe (66,97).

Leposaviç: Zoran Todiç nga Lista Serbe (62,18).

Lipjan: Imri Ahmeti nga LDK (59,57).

Novobërdë: Svetislav Ivanociç nga Lista Serbe (54,97).

Shtërpcë: Bratislav Nikoliç nga Lista Serbe (74,02).

Viti: Sokol Haliti nga LDK (52.98).

Zubin Potok: Stevan Vuloviç nga Lista Serbe (80,19).

Zveçan : Vuçina Jankoviç nga Lista Serbe (69,26).

Junik: Agron Kuqi nga AAK (58,40).

Mamushë: Abdulhadi Krasniç nga KDTP (53,95).

Graçanicë: Srdjan Popoviç nga Lista Serbe (87,88).

Ranilug: Gradimir Mikiç nga Lista Serbe (77,62).

Partesh: Dragan Petkoviç nga Lista Serbe ( 58,95).

Nga 1,890,952 qytetarë me të drejt votë në Kosovë, të drejtën e tyre për të votuar e shfrytëzuan 819,865 shprehur në përqindje 43,68 për qind.