Serbia kritikon politikat ndërhyrëse të SHBA
Ministri i Mbrojtjes i Serbisë kritikoi ashpër deklaratat e zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, u shfaq mjaft i drejtpërdrejtë gjatë fjalës së tij në një forum ekonomie në Serbi kur tha se Serbia duhet të zgjedhë mes Bashkimit Evropian dhe Rusisë.
“Nuk mund të qëndroni ulur në dy karrige, sidomos nëse ato janë larg njëra-tjetrës”, citohet të ketë deklaruar zyrtari i lartë amerikan duke theksuar edhe një herë kjo nuk është normë në bashkësinë ndërkombëtare. Aleksandar Vulin, ministri i Mbrojtjes i Serbisë, deklaroi se fjalët e zyrtarit të DASH dëshmojnë për presionin jodiplomatik të SHBA ndaj Serbisë. Vulin shtoi se të tilla deklarata nuk i përkasin një miku që respekton Serbinë dhe të drejtën e saj për pavarësi në vendimmarrje.