Tërheqja e njohjes së Kosovës nga ana e Surinamit erdhi nga Moska
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i62075-tërheqja_e_njohjes_së_kosovës_nga_ana_e_surinamit_erdhi_nga_moska
Diplomacia serbe vazhdon të lavdërohet dhe ta quaj sukses të madh tërheqjen e njohjes së Kosovës nga ana e Surinamit, shkruan B92.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 02, 2017 03:29 Europe/Tirane
  • Tërheqja e njohjes së Kosovës nga ana e Surinamit erdhi nga Moska

Diplomacia serbe vazhdon të lavdërohet dhe ta quaj sukses të madh tërheqjen e njohjes së Kosovës nga ana e Surinamit, shkruan B92.

Por, diplomati me përvojë Sreqko Xhukiq, pretendon se është pikërisht Moska ajo që qëndron prapa tërheqjes së njohjes së Kosovës nga Surinami. “Kur letra u dërgua në misionin tonë në New York, shefja e diplomacisë së Surinamit ishte për vizitë në Moskë”, ka deklaruar ish-ambasadori i Serbisë në Moskë. Shefi i zyrës për informim në Qeverinë e Kosovës, Halil Matoshi, ka thënë për mediat se MPJ-ja dhe të gjithë aleatët strategjik të Kosovës janë duke u marrë me këtë çështje. Ai ka shtuar se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme. Të njëjtën gjë e ka deklaruar edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, i cili tha se “mbështetja e Shteteve të Bashkuara për Kosovën është e palëkundur dhe e pandryshueshme. Fakti i pavarësisë së Kosovës është i pakthyeshëm”.