Mali i Zi do të heqë vizat për shtetasit iranianë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i62176-mali_i_zi_do_të_heqë_vizat_për_shtetasit_iranianë
Mali i Zi po shqyrton seriozisht zbatimin e një programi për heqjen e vizave me Iranin, tha të dielën zëvendëskryeministri malazez.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Nëntor 05, 2017 15:12 Europe/Tirane
  • Mali i Zi do të heqë vizat për shtetasit iranianë

Mali i Zi po shqyrton seriozisht zbatimin e një programi për heqjen e vizave me Iranin, tha të dielën zëvendëskryeministri malazez.

Rafet Husoviç në një takim në Podgoricë me kryetaren e delegacionit parlamentar iranian znj. Parvaneh Salahshuri tha se qeveria e Malit të Zi po përpiqet seriozisht të heqë pengesat e vizave me Iranin dhe do të marrë vendim për këtë çështje në të ardhmen e afërt. Mali i Zi është një vend i vogël në Evropën Juglindore me një popullsi prej 620,000 banorë. Duke vënë në dukje se Mali i Zi mirëpret rritjen e marrëdhënieve kulturore, turistike, ekonomike dhe politike me Iranin, Husoviç tha se vizitat e delegacioneve nga të dy vendet do të hapin rrugën për bashkëpunim të ndërsjellë. Znj. Salahshuri, nga ana e saj, tha gjatë takimit se parlamentet e të dy vendeve mund të luajnë një rol të rëndësishëm në lehtësimin e marrëdhënieve dypalëshe. Parvaneh Salahshuri, e cila po viziton Malin e Zi, është takuar me kryetarin e parlamentit të Malit të Zi, Ivan Brajoviç dhe anëtarët e grupit parlamentar të miqësisë Iran-Mal i Zi, si dhe komitetet e tjera të organit legjislativ malazez.