Vuçiq do takohet me Putinin në Rusi
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kah mesi i dhjetorit do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Rusi, ku do të takohet me homologun e tij rus, Vladimir Putin.
“Deklarata e presidentit të Komisionit Evropian Jean Claud Juncker, i cili dje tha se pret që Serbia të bëhet anëtare e BE-së para vitit 2025, është shumë inkurajuese për qytetarët, të cilët kanë mund të dëgjojnë se presidenti i KE-së llogarit në Serbinë si anëtare të BE-së para 2025”, tha sot Vuçiq. Ai tha se për herë të parë në këtë mënyrë kanë marrë në mënyrë të qartë horizontin e së ardhmes së shtetit serb. Vizita e presidentit serb në Rusi bëhet pasi Uashingtoni i ka kërkuar Beogradit të distancohet nga Rusia nëse dëshiron të integrohet në BE. Megjithatë Vuçiq ka shpjeguar se Beogradi “i respekton interesat e Shteteve të Bashkuara, Evropës, Rusisë, por i respektojmë edhe interesat e Serbisë”.