Irani dhe Bosnja kërkojnë zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe
Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Sarajevë dhe ministër i tregtisë së huaj dhe marrëdhënieve ekonomike të Bosnjës, kanë diskutuar zgjerimin e bashkëpunimeve të të dy vendeve në fushën e bujqësisë dhe blegtorisë.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Mahmud Hejdari, ambasadori i Iranit në Bosnjë dhe Hercegovinë, të mërkurën në takim me Mirko Sarovic ministër i tregtisë së huaj dhe marrëdhënieve ekonomike të Bosnjës, vuri në dukje interesimin e popullit të Iranit ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës, u shpreh optimist për zgjerimin e marrëdhënieve mes të dy vendeve në të gjitha fushat, sidomos në sektorët e bujqësisë, shkencave dhe hulumtimeve. Mahmud Hejdari në këtë takim gjithashtu ka ftuar Mirko Sarovic që së bashku me një grup ekspertësh të bujqësisë dhe të blegtorisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, të zhvillojë një vizitë në Iran ku përveç takimeve me funksionarët iranianë, të vizitojë edhe universitetet e bujqësisë, qendrat hulumtuese, shkencore dhe teknologjisë moderne të Iranit në industrinë e bujqësisë dhe të blegtorisë. Nga ana e tij Mirko Sarovic gjithashtu në këtë takim tha: "Produktet e Bosnjës dhe të Hercegovinës posedojnë një cilësi të lartë dhe duke marrë parasysh faktin se përmbajnë standardet e Bashkimit Evropian, shtimi i shkëmbimeve bujqësore mes të dy vendeve mike Iranit dhe Bosnjës e Hercegovinës, mund të ketë rëndësi shumë të madhe". Sarovic në vazhdim theksoi zhvillimin e tregtisë së produkteve hallal në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe shtoi: "Shtoi aktualisht shumë prodhues të produkteve të blegtorisë posedojnë licensën e produkteve hallall dhe Bosnjë ka potenciale të mëdha në tre sektor të mishit të kuq, mishit të shpezëve dhe produkteve bujqësore".