Më 22 nëntor merret vendimi historik ndaj kriminelit serb
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i62659-më_22_nëntor_merret_vendimi_historik_ndaj_kriminelit_serb
Gjykata ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara për krime të luftës, më 22 nëntor, do ta shpallë vendimin kundër ish-komandantit ushtarak të serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiq.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 19, 2017 14:32 Europe/Tirane
  • Më 22 nëntor merret vendimi historik ndaj kriminelit serb

Gjykata ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara për krime të luftës, më 22 nëntor, do ta shpallë vendimin kundër ish-komandantit ushtarak të serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiq.

Mlladiq është i akuzuar për 11 raste të gjenocidit, krime kundër njerëzimit dhe krime të luftës. Mlladiq, 75 vjeçar, është i akuzuar se ka urdhëruar ushtrinë për të sulmuar civilët në kryeqytetin e Bosnjës, në Sarajevë, dhe për ekzekutimin e 8000 myslimanëve boshnjakë në Srebrenicë, në korrik të vitit 1995. Në vitin 2007, Gjykata Ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara, kishte vendosur se forcat serbe kishin kryer gjenocid në Bosnje. Mlladiq i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat. Gjykimi i Mlladiqit është i fundit në Gjykatën ndërkombëtare për krime të luftës, që ishte themeluar nga Haga në vitin 1993, për të dënuar krimet e kryera gjatë luftërave në Ballkan, në fillim të viteve të 90-ta.