Britania i dërgon notë proteste Surinamit për shkak të Kosovës
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i62663-britania_i_dërgon_notë_proteste_surinamit_për_shkak_të_kosovës
Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, deklaroi se Britania e Madhe i ka dërguar notë proteste Surinamit pasi ky shtet “tërhoqi vendimin për njohjen e Kosovës”.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 19, 2017 14:48 Europe/Tirane
  • Britania i dërgon notë proteste Surinamit për shkak të Kosovës

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, deklaroi se Britania e Madhe i ka dërguar notë proteste Surinamit pasi ky shtet “tërhoqi vendimin për njohjen e Kosovës”.

“Pavarësisht se disa vende të mëdha thonë se janë miqtë tanë, më duhet të them se njëra nga këto shtete, Britania e Madhe, i ka dërguar notë proteste Surinamit pas tërheqjes së njohjes për Kosovën”, tha Daçiq për mediat në Beograd. Ministri Daçiq theksoi se një vendim i tillë i Surinamit është një shenjë e miqësisë dhe pa dyshim do të kontribuojë në marrëdhënie më të ngushta dhe në forcimin e bashkëpunimit midis Serbisë dhe Surinamit.