Gjykata lëshon urdhërarrest për Kurtin e Kadaj-bujupin
Gjykata Themelore ka lëshuar një urdhër arrest për dy deputetët Albin Kurtin dhe Donika Kadajn- Bujupi. Gjyqtari i rastit Beqir Kalludra thotë se deputetët e akuzuar nuk e kanë arsyetuar mungesën e tyre.
“Për të akuzuarit Albin Kurti dhe Donika Kadaj- Bujupi gjykata ka lëshuar urdhëresë për sjellje me detyrim, dhe sipas informatave të njëjtit nuk janë gjetur ne adresat e dhëna. Meqenëse të njëjtit nuk u janë paraqitur gjykata urdhëron arrestimin/ndalimin e tyre dhe dërgimin ne Qendrën e paraburgimit”, tha gjyqtari. Në seancën e sotme nuk janë paraqitur as Flora Brovina dhe Blerta Deliu si palë të dëmtuara, e as Bekim Haxhiu si dëshmitar. Ne mungesë të tre të akuzuarve seanca është shtyrë për afat të pa caktuar. Ndërkaq policia nga mëngjesi ka qenë te banesa e Kurtit për ta dërguar në gjykatë.