Condoleezza Rice përfshihet në dialogun Kosovë – Serbi?
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i62891-condoleezza_rice_përfshihet_në_dialogun_kosovë_serbi
Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice mund të jetë përfaqësuese e Shtëpisë së Bardhë, nëse Washingtoni lejohet të hyjë në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 23, 2017 16:40 Europe/Tirane
  • Condoleezza Rice përfshihet në dialogun Kosovë – Serbi?

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice mund të jetë përfaqësuese e Shtëpisë së Bardhë, nëse Washingtoni lejohet të hyjë në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës.

Ky informacion u publikua nga Sputniku rus, duke thënë se lajmi nuk është vetëm tek përfshirja e SHBA-ve  në negociatat e Brukselit, por edhe te ringjallja e idesë për emërimin e një të dërguari të posaçëm për Ballkanin. “Qëllimi është i qartë – kontrolli amerikan i Rusisë përmes duarve të fuqishme në Kosovë dhe Bosnjë, prapa shpinës së Serbisë. Është një lloj monitorimi amerikan. Ata nuk do të ndërhyjnë drejtpërdrejtë në negociatat midis Beogradit dhe Prishtinës, por do t`ia linin të gjitha Brukselit, e cila ka diçka për t’i ofruar të dyja palëve deri në fund të procesit, anëtarësimin e Beogradit në BE dhe kandidaturën e Prishtinës për anëtarësim”, raporton Sputnik.