Shqipëri o jetëgjatë
Nëntor 28, 2017 08:12 Europe/Tirane
Radio televizioni i Republikës Islamike të Iranit Parstoday, me këtë poezi të poetit të madh Naim Frashëri uron shqiptarët kudo që janë me rastin e Ditës së Pavarësisë.
Shqipëri, o jetëgjatë,
ty të kemi mëmë e atë
dhe për ty do të luftojmë
gjersa të të trashëgojmë.
Për ty të gjithë, ditë dhe natë,
mendohemi gjerë e gjatë,
ti kurrë s'prishesh, s'shkretohesh,
as drobitesh, as rrëgjohesh,
më ke gjithë bukuritë
e të tëra mirësitë,
ke fusha me lule shumë.
lumenj të mëdhenj pa gjumë,
male të lart' e të veshura,
buzën e detit të qeshur,
Më je dritëz në dritë
me të gjitha mirësitë.
...................................
Shqipëri, të qofsha falë,
të kam mëmë e më ke djalë.
Tags