Kryeministri i Maqedonisë qëndron sot në Kosovë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i64245-kryeministri_i_maqedonisë_qëndron_sot_në_kosovë
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Kosovë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 12, 2017 09:31 Europe/Tirane
  • Kryeministri i Maqedonisë qëndron sot në Kosovë

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Kosovë.

Gjatë vizitës në Prishtinë, Zaev do të takojë udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, kryeministrin Ramush Haradinaj, kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, dhe presidentin Hashim Thaçi.

Kjo është vizita e parë zyrtare e një kryeministri të Maqedonisë në Kosovë.

Maqedonia e ka njohur Kosovën në vitin 2008, kur kryeministër i këtij vendi ka qenë Nikolla Gruevski.