Maqedonia përkrah anëtarësimin e Kosovës në UNESCO
(last modified Wed, 13 Dec 2017 19:14:33 GMT )
Dhjetor 13, 2017 20:14 Europe/Tirane
  • Maqedonia përkrah anëtarësimin e Kosovës në UNESCO

Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, ka thënë se Maqedonia do të ndihmojë në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë - Serbi.

I pyetur nëse Maqedonia do të përkrahë anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, Zaev nuk e ka mohuar një gjë të tillë dhe ka thënë: “Kosova mund të llogarisë në mbështetjen e Maqedonisë për anëtarësim në UNESCO. Ne do të ndihmojmë edhe në normalizimin e raporteve me Serbinë pasi edhe atë e kemi shtet fqinj”, ka përfunduar Zaev.