Enver Hoxhaj ia tërheq vërejtjen Vuçiqit!
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i64441-enver_hoxhaj_ia_tërheq_vërejtjen_vuçiqit!
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj i ka reaguar ashpër Presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq pas deklaratës së tij sot se “Kosova rrezikon të mbetet edhe pa disa njohje”.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 14, 2017 16:42 Europe/Tirane
  • Enver Hoxhaj ia tërheq vërejtjen Vuçiqit!

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj i ka reaguar ashpër Presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq pas deklaratës së tij sot se “Kosova rrezikon të mbetet edhe pa disa njohje”.

Në Twitter, Hoxhaj ka thënë se është e papranueshme që ai ta keqpërdor një konferencë për ndryshimet klimatike në Paris që të luftoj kundër Kosovës dhe se kjo qasje po e rrezikon shumë procesin e dialogut për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi. “Është e papranueshme të keqpërdoret Samiti për Ndryshime Klimatike në Paris për të sulmuar shtetësinë e Kosovës nga Vucic. Samite të tilla duhet të përdoren për të adresuar sfidat e Ballkanit në fushën e ambientit. Kampanja agresive e Serbisë dhe presioni ndaj vendeve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës e vënë në rrezik dialogun dhe normalizimin e raporteve. Serbia është e vetëdijshme që dialogu do të përmbyllet me marrëveshje ligjore të obligueshme dhe njohje të ndërsjellë” ka shkruar Hoxhaj.