Protesta kundër Netanjahut në Tel Aviv
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i64613-protesta_kundër_netanjahut_në_tel_aviv
Më mijëra banorë të Tel Avivit janë ngritur në protesta kundër kryeministrit Beniamin Netanjahu I cili akuzohet nga prokuroria dhe policia për afera korruptive.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 17, 2017 04:44 Europe/Tirane
  • Protesta kundër Netanjahut në Tel Aviv

Më mijëra banorë të Tel Avivit janë ngritur në protesta kundër kryeministrit Beniamin Netanjahu I cili akuzohet nga prokuroria dhe policia për afera korruptive.

Prokurori i Përgjithshëm i Izraelit ka urdhëruar policinë e vendit të nisë një hetim penal për dy raste të caktuara në të cilat është i përfshirë kryeministri i regjimit të Izraelit , Beniamin Netanjahu. Sipas kanalit 10 të televizionit izraelit, Netanjahu do të intervistohet për të dhënë dëshmi pas një hetimi nëntëmuajsh policor në dy çështje të paspecifikuara. Ndërkaq, gazeta The Times of Israel raporton se Policia është duke hetuar Netanjahun mbi dyshimet për mashtrim dhe për dhënie ryshfeti. Pas zbulimit të rolit të kryeministrit të regjimit sionist në dosjet e korrupsionit dhe mashtrimeve, një funksionar tjetër i regjimit sionist ka deklaruar gatishmërinë e vetë për të marrë postin e kryeministrit të regjimit sionist. Ministri i inteligjencës së regjimit sionist të enjten ka deklaruar se ka ndërmend ta zëvendësojë Beniamin Netanjahun, kryeministrin aktual të regjimit sionist dhe kryetarin e partisë Likud. Netanjahu aktualisht po përballet me akuza për korrupsion dhe policia izraelit po heton në lidhje me këtë çështje. Ava Gbaei, kryetari i ri i partisë izraelite të punës dhe Yair Lapid, kryetari i partisë “E Ardhmja Ekziston”, janë përgatitur për marrjen e pushtetit dhe po ushtrojnë presion mbi Beniamin Netanjahun në mënyrë që të zhvillohen zgjedhjet e përkohshme.