Presidenti Meta: Mbetet sfidë integrimi në BE
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i64931-presidenti_meta_mbetet_sfidë_integrimi_në_be
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka përshëndetur sot në Shkodër, 60-vjetorin e Universitetit “Luigj Gurakuqi”.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 21, 2017 11:04 Europe/Tirane
  • Presidenti Meta: Mbetet sfidë integrimi në BE

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka përshëndetur sot në Shkodër, 60-vjetorin e Universitetit “Luigj Gurakuqi”.

Në fjalën e tij drejtuar pedagogëve dhe studentëve, Meta tha: Historia, kultura, arsimi dhe traditat artdashëse të këtij qyteti kanë qenë dhe mbeten vlera të spikatura të historisë, kulturës dhe arsimit shqiptar. 60-vjetori i themelimit të Universitetit “Luigj Gurakuqi” është një ngjarje e jashtëzakonshme jo vetëm për qytetin e mrekullueshëm të Shkodrës, por edhe për të gjithë vendin. Meta: Shkodra dhe Universiteti “Luigj Gurakuqi” përbëjnë një qendër të rëndësishme me ndikim në arsimin, kulturën dhe shkencën shqiptare.