Mesiq: si u pajtuan Tuxhmani e Millosheviqi për ndarjen e Bosnjës
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i65221-mesiq_si_u_pajtuan_tuxhmani_e_millosheviqi_për_ndarjen_e_bosnjës
Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq, ka bërë të ditura detaje të takimit ndërmjet ish-kryetarit të Kroacisë, Franjo Tuxhman me ish-presidentin serb Sllobodan Millosheviq, të cilin e kishte iniciuar ndarjen, vetëm pak para se të niste lufta.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 25, 2017 15:14 Europe/Tirane
  • Mesiq: si u pajtuan Tuxhmani e Millosheviqi për ndarjen e Bosnjës

Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq, ka bërë të ditura detaje të takimit ndërmjet ish-kryetarit të Kroacisë, Franjo Tuxhman me ish-presidentin serb Sllobodan Millosheviq, të cilin e kishte iniciuar ndarjen, vetëm pak para se të niste lufta.

Ai ka thënë se në vitin 1990, kur ishte anëtar i kryesisë Republikës Federative Jugosllavisë, ishte takuar me kolegun serb Sllavko Dokmanoviq, të cilit i kishte thënë se duhet parandaluar konflikti, transmeton gazetametro.

E pyeta nëse Serbisë i duheshin serbët në Kroaci. Përgjigjja ishte jo. E pyetja nëse Serbisë i duhej territor i Kroacisë, ai u përgjigj me jo. E çfarë u duhet, e pyeta? Më tha se u duhej 63 për qind e territorit të Bosnjës e Hercegovinës. Ky territor më tha ai, ka qenë dhe duhet të mbetet i serbëve”, ka thënë Mesiq për bisedën me Dokmanoviq.

Me këtë rast i kishte propozuar që të takoheshin të dy, së bashku me Franjo Tuxhman dhe Sllobodan Millosheviq, për të zgjidhur problemet.

E thirri Millosheviqin dhe ai menjëherë u pajtua”, kujton Mesiq në intervistë për Jutranji List. Unë ia dërgova propozimin Tuxhmanit, dhe ai u pajtua që takimi të mbahet në janar të vitit 1991.

Siç tregon Mesiq, në takim kishin marrë pjesë vetëm Tuxhman me shefin e kabinetit Hrvoje Sariniq. Me t’u kthyer nga takimi i Karadjordjevos, Tuxhman kishte takuar udhëhqesit tjerë të Kroacisë dhe u kishte sqaruar propozimin e Millosheviq.

Nëpër tavolina kishim qaj, kafe e pije tjera. Tuxhman tha të pastroheshin menjëherë tavolinat dhe kërkoi të nxirreshin hartat. Na tregoi çfarë i kishte thënë Millosheviq: Franjo, ti merre Cazin, Kaldushën e Bihaçin. Këto nuk më duhen mua, kjo është ‘Kroacia turke’”, rrëfen Mesiq takimin nga ajo periudhë.

Unë e pyeta Tuxhmanin se çfarë do thotë Alia (Izetbegoviq) për këtë. Përgjigja e tij ishte: Përse të pyesim Alia kur të pajtohen gërshërët serbe e kroate. Unë i thash: Dëgjo, kjo atëherë do të thoshte luftë. Më tha: Po çfarë luftë, kjo do të thotë të shmangësh luftës. Pas kësaj, Tuxhman shkoi edhe në takimin e dytë me Millosheviqin”, ka thënë ai.

Sipas Mesiq, Tuxhman nuk kishte thënë se kishte pranuar marrëveshjen, por vërehej se ishte shumë i kënaqur me propozimin e Millosheviqit.

Mesiq ka bërë të ditur se Tuxhman nuk e kishte ftuar në takimin ku do të raportohej pas takimit të dytë me Milshesheviqin, andaj edhe nuk e di çfarë marrëveshje ishte arritur aty. “Sidoqoftë, nga takimi i parë me propozimin e Sllobodan Millosheviq për ndarjen e Bosnjës, ai (Tuxhman ishte shumë i kënaqur”, ka thënë Mesiq.

RTK