Kushtet e Serbisë për normalizim të raporteve me Kosovën
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i65223-kushtet_e_serbisë_për_normalizim_të_raporteve_me_kosovën
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka folur për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës e Serbisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 25, 2017 14:35 Europe/Tirane
  • Kushtet e Serbisë për normalizim të raporteve me Kosovën

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka folur për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës e Serbisë.

Sipas politikanit serb, zgjidhja e çështjeve pronësore në Kosovë do të jetë një nga kërkesat kryesore të palës serbe për të arritur normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve me Kosovën. Gjithashtu, ai tha se në vijim të dialogut të Brukselit, Beogradi do të kërkojë një rishikim të procesit të privatizimit në Kosovë. Ndërsa UNMIK-un dhe EULEX-in do t’i trajtojë edhe zyrtarisht si organizata të ngarkuara me menaxhimin e përkohshëm të Kosovës.