KQZ i heq mandatin deputetëve Aqif Rakipi dhe Gledion Rehovica
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i66129-kqz_i_heq_mandatin_deputetëve_aqif_rakipi_dhe_gledion_rehovica
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi sot heqjen e mandatit për deputetin e PDIU, Aqif Rakipi dhe deputetin e LSI-së, Gledjon Rehovica.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 06, 2018 06:18 Europe/Tirane
  • KQZ i heq mandatin deputetëve Aqif Rakipi dhe Gledion Rehovica

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi sot heqjen e mandatit për deputetin e PDIU, Aqif Rakipi dhe deputetin e LSI-së, Gledjon Rehovica.

Kreu i KQZ, Klement Zguri u shpreh se ky vendim do ti përcillet Kreut të Kuvendit. KQZ në mbledhjen e sotme shqyrtoi informacionet shtesë të sjella nga Prokuroria e Përgjithshme për dy deputetët e Kuvendit, të cilët sipas organit të akuzës kanë fshehur ndalimet në shtetin italian dhe kanë përdorur gjeneralitete të rreme.

Në mbledhjen e datës 3 janar, anëtari i propozuar nga LSI-ja, Gezim Veleshnja dhe tre anëtarët e mbështetur nga Partia Socialiste, Denar Biba, Bledar Skenderi dhe Edlira Jorgaqi kanë bashkuar votat dhe miratuan shtyrjen e mbledhjes, për t’i lënë më shumë kohë Prokurorisë që të japë informacione shtesë për dy deputetët.Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve gjithashtu shqyrtoi edhe ndërprerjen e mandatit të për kryetarin e Bashkisë së Pogradecit Eduart Kapri.KQZ vendosi t’i kërkojë Prokurorisë së Përgjithshme informacion shtesë për Kaprin.Në informacionin që ishte dërguar në mbledhjen e sotme për kryebashkiakun e Pogradecit, thuhej se se Kapri ishte dëbuar nga Italia në vitet ’90, pasi një vendim i tillë ishte marrë më parë nga shteti gjerman për motive emigracioni.Për këtë arsye, anëtarët e KQZ votuan që organi i akuzës të sjellë të tjera materiale dhe informacione për të sqaruar më mirë rastin e Eduart Kaprit, nëse dëbimi i tij nga Gjermani ka të bëjë me shkeljen e rregullave të emigracionit apo me kryerjen e ndonjë vepre penale./ ATSH