Mundësia për zgjidhjen e çështjes së emrit me Shkupin
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i66131-mundësia_për_zgjidhjen_e_çështjes_së_emrit_me_shkupin
Këtë vit, Greqia ka një dritare mundësie për zgjidhjen e çështjes së emrit me Shkupin, deklaroi kryeministri grek, Aleksis Cipras në një koment për gazetën greke “Nea Selidha”, botuar sot.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 06, 2018 06:18 Europe/Tirane
  • Mundësia për zgjidhjen e çështjes së emrit me Shkupin

Këtë vit, Greqia ka një dritare mundësie për zgjidhjen e çështjes së emrit me Shkupin, deklaroi kryeministri grek, Aleksis Cipras në një koment për gazetën greke “Nea Selidha”, botuar sot.

“2018-a është një vit i rëndësishëm për Greqinë, jo vetëm se ne do ta dalim nga memorandumet e tetë viteve të kaluara, por sepse, në të njëjtën kohë, një dritare e re mundësie do të hapet për të zgjidhur çështjen e emrit”, deklaroi Cipras, i cituar nga kjo gazetë.“Jam i bindur se ka ardhur koha për të marrë vendimet e duhura për të përligjur rolin e Greqisë si fuqi lider në Ballkan dhe si shtyllë e stabilitetit në rajon”, theksoi ai.Cipras shtoi se vendi i tij por përballet me sfida ekonomike dhe gjeopolitike.“Greqia duhet të konsolidohet me një karakter të ri dinamik si në ekonomi dhe në politikën e jashtme. Kjo i takon një vendi modern demokratik që investon në zhvillim, paqe dhe besim. Një vend që përparon dhe zgjidh problemet”, tha kryeministri grek, Aleksis Cipras në një koment për gazetën greke “Nea Selidha”.ATSH