O’connel dhe Chabert takojnë Kurtin, flasin për specialen
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i66165-o’connel_dhe_chabert_takojnë_kurtin_flasin_për_specialen
Deputeti i Vetëvendosjes, njëkohësisht kandidat për kryetar të kësaj partie, Albin Kurti ka takuar ambasadorët e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’Connel dhe atë të Francës, Didier Chabert.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 06, 2018 12:35 Europe/Tirane
  • O’connel dhe Chabert takojnë Kurtin, flasin për specialen

Deputeti i Vetëvendosjes, njëkohësisht kandidat për kryetar të kësaj partie, Albin Kurti ka takuar ambasadorët e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’Connel dhe atë të Francës, Didier Chabert.

Me diplomatët evropian, Kurti bashkë me nënkryetaren e VV-së, Fatmire Muhaxha-Kollçaku dhe shefin e grupit parlamentar, Glauk Konjufca kanë biseduar rreth iniciativës për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Në këto takime u diskutua për situatën politike në Kosovë, me theks të veçantë, për iniciativën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale në Kuvendin e Kosovës. Të dy ambasadorët shprehën brengosjen e tyre të thellë për këtë mundësi”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Në këtë takim, Kurti, Mulhaxha-Kollçaku dhe Konjufca kanë përsëritur qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje mbi padrejtësinë dhe dëmin që shkakton Gjykata Speciale, por edhe për mungesën e seriozitetit dhe sinqeritetit të kësaj iniciative.

Sidoqoftë, iniciativa tash ka ndryshuar formën dhe shpejtësinë pasi që ajo do të vije si Projekt-Ligj i qeverisë e jo më si nismë e deputetëve në Kuvend. Përfaqësuesit e Lëvizjes thanë që VETËVENDOSJE! do ta përcjell me shumë vëmendje këtë proces dhe se Kryesia me Grupin Parlamentar do t'i diskutojnë të gjitha elementet për ta marrë vendimin e duhur në kohën e duhur. Të dy ambasadorët treguan që gjatë muajit janar nuk do të marrin pushime dhe do të qëndrojnë tërë kohën në Kosovë”, thuhet me tutje në njoftimin e VV-së.