Republika Sërpska duhet t’i bashkohet Serbisë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i66481-republika_sërpska_duhet_t’i_bashkohet_serbisë
Në Banjallukë janë mbajtur manifestime me rastin e “Ditës së Republikës Sërpska”, edhe pse kjo ditë është shpallur e paligjshme nga Gjykata Kushtetuese e Bosnjës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 09, 2018 16:45 Europe/Tirane
  • Republika Sërpska duhet t’i bashkohet Serbisë

Në Banjallukë janë mbajtur manifestime me rastin e “Ditës së Republikës Sërpska”, edhe pse kjo ditë është shpallur e paligjshme nga Gjykata Kushtetuese e Bosnjës.

Ngjarjet në Banja Llukë, qendrën administrative të entitetit serb, kanë kujtuar 9 janarin e vitit 1992, kur serbët e Bosnjës kanë shpallur themelimin e Republikës Sërpska. Zyrtarët ndërkombëtarë dhe udhëheqësit politikë boshnjakë e kundërshtojnë këtë ditë, duke thënë se krijimi i Republikës Sërpska ka shënuar fillimin e luftës së Bosnjës më 1992-1995. Në rrugët e Banja Llukës kanë parakaluar sot pjesëtarë të policisë speciale të Republikës Sërpska, pastaj pjesëtarë të Ministrisë së Brendshme, invalidë të luftës, zjarrfikës, studentë e të tjerë. Presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, tha se populli serb ka sot dy shtete: Republikën Sërpska dhe Serbinë. “Dua që Republika Sërpska dhe Sebria të jenë një”, tha Dodik.