Kreu i Antikorrupsionit Italian nis sot vizitën dyditore në Tiranë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i66549-kreu_i_antikorrupsionit_italian_nis_sot_vizitën_dyditore_në_tiranë
Kreu i Autoritetit Kombëtar të Antikorrupsionit Italian z. Raffaelle Cantone do të zhvillojë sot dhe nesër (10-11 janar) një vizitë zyrtare në Shqipëri.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 10, 2018 11:45 Europe/Tirane
  • Kreu i Antikorrupsionit Italian nis sot vizitën dyditore në Tiranë

Kreu i Autoritetit Kombëtar të Antikorrupsionit Italian z. Raffaelle Cantone do të zhvillojë sot dhe nesër (10-11 janar) një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Gjatë qëndrimit të tij në Tiranë kreu i Antikorrupsionit Italian do të takohet me Minsitren e Drejtësisë znj. Etilda Gjonaj, me Ministrin e Brendshëm z. Fatmir Xhafaj dhe me Kryminsitrin Edi Rama. 

Në fokus të këtij takimi është bashkëpunimi mes Shqipërisë e Italisë në fushën e sistemit gjyqësor, një pikë thelbësore për rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. 

Gjatë vizitës dy ditore në Tiranë Kreu i Autoritetit Kombëtar të Antikorrupsionit Italian do të marr pjesë në seminarin e dytë dhe të fundit folloë-up pas atij të mbajtur në Trieste më korrik 2017, mbi luftën ndaj korrupsionit në kuadër të Prcesit të Berlinit. 

Dy temat kryesore që do të trajtohen në seminarin e Tiranës janë tenderat publikë dhe transparenca.

Në nëntor të 2017 Kreu i Antikorupsionit italian u takua në Romë me Ministren shqiptare të Drejtësisë znj. Etilda Gjonaj me të cilën pritet të zhvilloj një takim të dytë pune gjatë qëndrimit të tij në Tiranë.

/Ora News.tv/