Shinzo Abe: Koreja e Veriut rrezik për të gjithë botën
(last modified Tue, 16 Jan 2018 07:52:53 GMT )
Janar 16, 2018 08:52 Europe/Tirane
  • Shinzo Abe: Koreja e Veriut rrezik për të gjithë botën

Kryeministri i Japonisë në një deklaratë të përbashkët me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se Koreja e Veriut është rrezik dhe kërcenim për të gjithë botën.

Shinzo Abe Kryeministri i japonisë ka deklaruar se raketat e Koresë së Veriut kanë kapacitet që të godasin edhe Serbinë. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç mirëpriti të hënën kryeministrin e Japonisë, Shinzo Abe. Kjo është vizita e parë e një lideri japonez në Beograd që nga shpërbërja e Jugosllavisë. Abe po udhëton me një delegacion të udhëheqësve japonezë të biznesit dhe është planifikuar të takojë edhe kryeministren e Serbisë, Ana Branabiç, dhe zyrtarë të tjerë. Abe tha se Serbia "mban çelësin e stabilitetit" në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Zyrtarët japonezë thanë se vizita synon të forcojë bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve dhe të zgjerojë shtrirjen diplomatike të Japonisë në Evropë. Abe ndodhet në turne pesëditësh në Evropë, i cili ka nisur më 12 janar dhe mbulon gjashtë vende: Estoninë, Letoninë, Lituaninë, Bullgarinë, Serbinë dhe Rumaninë.

Tags