Ish-ambasadori holandez, Vuçiqit: Mos derdhni lot krokodili për Ivanoviqin
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i67111-ish_ambasadori_holandez_vuçiqit_mos_derdhni_lot_krokodili_për_ivanoviqin
Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka reaguar pas vrasjes së liderit të Iniciativës Qytetare serbe, Oliver Ivanoviq.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 17, 2018 16:44 Europe/Tirane
  • Ish-ambasadori holandez, Vuçiqit: Mos derdhni lot krokodili për Ivanoviqin

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka reaguar pas vrasjes së liderit të Iniciativës Qytetare serbe, Oliver Ivanoviq.

Ai, përmes një postimi në Facebook, ka shprehur indinjatën e thellë me aktin e vrasjes së Ivanoviqit duke thënë që ishte ndër të paktit që guxoi të sfidonte sistemin një partiak të instaluar nga Vuçiqi në Kosovë. “Oliveri është i vdekur, njëri nga të vetmit që guxoi të sfidonte sistemin një partiak të instaluar nga Vuçiq përmes Listës Serbe në Kosovë”, shkruan Bosch. Duke komentuar reagimet e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ish-ambasadori Holandez në Kosovë tha që këto janë reagime fallco, pasi që sipas tij, Vuçiq po derdh lot krokodili për vrasjen e Ivanoviqit. “Ju lutem mos derdhni lot krokodili Zotëri Vuçiq, duhet të pajtoheni me faktin se Policia e Kosovës tani është në gjendje që të krijojë rregulla të reja dhe ligje në veri të Kosovës”, shtoi Bosch. Ai shkruan se shpreson thellë që FBI të ndihmojë në zbardhjen e rastit, andaj thotë se është i gëzuar që organet e rendit po instalojnë ligjin në veri të Kosovës. Vrasja e Ivanoviq ka thelluar krizën në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. Delegacioni serb ka anuluar vazhdimin e dialogut, që pritej të vazhdonte të martën pas një viti pauzë. Në anën tjetër autoritetet në Kosovë kanë premtuar që do të hedhin dritë mbi këtë vrasje dhe të gjejnë e autorëve të këtij krimi.