Dëshmitari flet për vëllain që shkoi në Siri dhe Shefqet Krasniqin
(last modified Mon, 22 Jan 2018 13:51:52 GMT )
Janar 22, 2018 14:51 Europe/Tirane
  • Dëshmitari flet për vëllain që shkoi në Siri dhe Shefqet Krasniqin

Aktualisht, në seancën gjyqësore ndaj ish imamit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, po dëshmon dëshmitari Suad Mustafa i cili do të merret fillimisht në pyetje nga prokurori Elez Blakaj.

Dëshmitari ka thënë se qëndron prapa deklaratave që i ka dhënë më herët në hetuesi dhe se deklaratat që i kanë dhënë janë bërë me vullnet të tij, pa u udhëzuar nga dikush tjetër.

Biseda zhvillohet rreth motiveve të mundshme që e kanë shtyrë vëllain e dëshmitarit, Ilir Mustafën, të shkojë në luftën e Sirisë.

Në vazhdim mund të lexoni një pjesë të pyetjeve të prokurorit Elez Blakaj dhe përgjigjet e dëshmitarit Suad Mustafa:

Kush ka pasë raporte ma të mira në familjen tuaj me Ilirin?

Unë e kam pas vëlla Ilirin dhe raportet si vëlla i kam pas raportet më të mira sepse unë isha vëllai i madh.

A keni biseduar ndonjëherë me Ilirin lidhur me konfliktin në Siri

Jo.

Iliri a e ka hapë ndonjëherë këtë temë?

Jo.

A mundesh me na tregu kur ka fillu Iliri me praktiku fenë?

Në vitin 2002 ose 2003 dhe besimin fetar ka filluar të kultivojë në familje ndërsa në xhami ka filluar të shkojë diku rreth moshës 20 vjeçare dhe i ka vizitu xhamitë e lagjes. Në xhami të ndryshme varësisht nga lëvizjet që i ka pasë.

A mund të na shpjegoni se a e ka vizitu xhaminë Mehmet Fatih (Xhaminë e Madhe) më Prishtinë?

Me siguri e ka vizituar sepse është afër lagjes dhe banojmë në afërsi aty.

A ka pasë komunikime me anëtarët tjerë të familjes për fenë?

Po ka pasë me gjyshin e ndjerë kur kanë parë në televizion ndonjë temë të caktuar apo (si) temë e lirë.

Me juve ka pasë biseda lidhur me fenë?

Po ka pasë edhe me mua.

A mundesh me na shpjeguar natyrën e bisedave kur kanë komunikuar për çështje të fesë?

Ka pasë biseda të ndryshme varësisht nga ngjarjet.

A është diskutuar ndonjëherë mes Ilirit dhe gjyshit konflikti në Siri?

Jo.

A dëgjohen programet fetare në familjen tuaj apo mesazhet apo të ngjashme?

Po, gjyshi e dëgjonte Kosovën e Lirë dhe këto kablloret me programe të ndryshme.

A ka qenë pjesë e këtyre programeve Shefqet Krasniqi?

Po.

A keni dëgjuar ju personalisht ndonjë ligjëratë të tij?

Po, ka pasë raste kur kam qëlluar dhe e kam dëgjuar normal.

Po Iliri a i ka dëgjuar këto ligjërata?

Po 100 % i ka dëgjuar.

Nëse ju si keni përcjelle si po e dini se Iliri i ka përcjelle 100 %?

Po e them në kuptimin se ai e ka praktiku fenë e namazin.

A keni vërejtur ndonjë ndryshim në sjelljen e Ilirit gjatë kësaj kohe?

Jo s’kam vërejtur ndonjë ndryshim.

Kur e keni kuptuar që Iliri ka shkuar në Siri?

Ka qenë diku viti 2014 dhe normal janë kanë momente të pakuptueshme për neve si familje. Ka pasë reagime të ndryshme brenda familjes për shkak të mungesës së një anëtari.

Çfarë reagimesh të ndryshme?

Po mërzia, pikëllimi, normale… Kush ka qenë më i mërzitur në familje?