Sela: Aleanca për Shqiptarët është e hapur për kthim në qeveri
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i67451-sela_aleanca_për_shqiptarët_është_e_hapur_për_kthim_në_qeveri
Aleanca për Shqiptarët edhe më tej mbetet e hapur për bisedime për kthim në qeveri, por vetëm nëse plotësohen kërkesat për përgjegjësi për korrupsionin nga gjithë funksionarët, pa dallim të përkatësisë etnike dhe partiake.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 22, 2018 11:25 Europe/Tirane
  • Sela: Aleanca për Shqiptarët është e hapur për kthim në qeveri

Aleanca për Shqiptarët edhe më tej mbetet e hapur për bisedime për kthim në qeveri, por vetëm nëse plotësohen kërkesat për përgjegjësi për korrupsionin nga gjithë funksionarët, pa dallim të përkatësisë etnike dhe partiake.

Këtë mbrëmë në Dibër e deklaroi kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në takim me anëtarët dhe simpatiantët e partisë, njofton A1on.

“Kemi takime të rregullta me faktorin ndërkombëtar, të cilët na kërkojnë të jemi pjesë e qeverisë, pasi pa deputetët e Aleancës, Zaev nuk mund ta ketë qeveri”, tha Sela.

Ai më tej tha se është pro vazhdimit të reformave, pasi hyrja në BE dhe NATO është kyçe për vendin./Telegrafi/