Hoxhaj i kundërpërgjigjet Daçiqit: S’ka pajtim pa njohjen e Kosovës
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i68421-hoxhaj_i_kundërpërgjigjet_daçiqit_s’ka_pajtim_pa_njohjen_e_kosovës
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj deklaratave të mbrëmshme të ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili tha se nuk ka shanse që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 04, 2018 15:29 Europe/Tirane
  • Hoxhaj i kundërpërgjigjet Daçiqit: S’ka pajtim pa njohjen e Kosovës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj deklaratave të mbrëmshme të ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili tha se nuk ka shanse që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Hoxhaj deklaroi se diskursi politik destruktiv nga ana e liderëve të Serbisë në rënd të parë, e vë në rrezik dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli, mes Kosovës dhe Serbisë. Zëvendëskryeministri tha se marrëdhëniet mes dy vendeve nuk mund të normalizohen pa anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara, ashtu siç edhe pajtimi mes popujve është i pamundur pa njohjen e ndërsjellët mes Kosovës dhe Serbisë. “Diskursi destruktiv i liderëve të Serbisë, dëmton dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga BE-ja. Marrëdhëniet mes dy shteteve nuk mund të normalizohen pa anëtarësimin tonë në OKB, ashtu siç nuk mund të ndodh pajtimi mes popujve pa njohjen e ndërsjellët”, ka shkruar Hoxhaj. Ministri i jashtëm në Serbi, Ivica Daçiç ka thënë edhe një herë se shteti serb nuk ka asnjë gjasë ta pranojë pavarësinë e Kosovës. Por ai ka deklaruar se serbët janë të gatshëm për një kompromis në mënyrë që të arrihet një marrëveshje historike.