Arifi i reagon Vulinit: Sovraniteti dhe territori i Kosovës të paprekshëm
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i68567-arifi_i_reagon_vulinit_sovraniteti_dhe_territori_i_kosovës_të_paprekshëm
Shefi i ekipit negociator të Kosovës me Serbinë dhe shefi i kabinetit të kryeministrit kosovar, Avni Arifi i ka reaguar ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, i cili propozoi “ndarjen e Kosovës”.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 06, 2018 17:05 Europe/Tirane
  • Arifi i reagon Vulinit: Sovraniteti dhe territori i Kosovës të paprekshëm

Shefi i ekipit negociator të Kosovës me Serbinë dhe shefi i kabinetit të kryeministrit kosovar, Avni Arifi i ka reaguar ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, i cili propozoi “ndarjen e Kosovës”.

Vulin gjatë një tryeze deklaroi se zgjidhja më e mirë ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve do të ishte me ndarjen e Kosovës. Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar ashpër shefi i delegacionit kosovar për bisedime me Serbinë, Avni Arifi. 

Ai ka thënë se askush nuk do ta prekë asnjëherë sovranitetin dhe territorin e Kosovës.

“Nuk i komentoj deklaratat e Serbisë, nuk merrem me to. Vetëm i përkujtoj Vulinit edhe gjithë të tjerëve që Kosova është shtet Sovran dhe i pavarur me kufij, dhe  kurrë nuk ka me u prek sovraniteti dhe territorialiteti i saj”, ka thënë Arifi, për lajmi.net.

Tutje këshilltari i kryeministrit Haradinaj ka thënë se ëndrrat e Vulinit për Kosovën kanë përfunduar më 17 shkurt.

Ai krejt në fund ka pasur edhe një urim për qytetarët e Kosovës.

“Ëndrrat e Vulinit e të tjerëve kanë vdekur me 17 shkurt. Urime 10 vjetori i pavarësisë së Kosovës”, ka përfunduar Avni Arifi. Ndryshe, deklarata e tilla të serbëve për ndarjen e Kosovës ka pasur edhe më herët.