Haradinaj kundër Hashim Thaçit dhe Edi Ramës për ndarjen e Kosovës
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i68907-haradinaj_kundër_hashim_thaçit_dhe_edi_ramës_për_ndarjen_e_kosovës
Shefi i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dalë kundër idesë për ndarje të Kosovës. Avni Arifi ka thënë se Kryeministri s’është pjesë e asnjë bisede apo marrëveshje për ndarjen e Kosovës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 11, 2018 16:42 Europe/Tirane
  • Haradinaj kundër Hashim Thaçit dhe Edi Ramës për ndarjen e Kosovës

Shefi i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dalë kundër idesë për ndarje të Kosovës. Avni Arifi ka thënë se Kryeministri s’është pjesë e asnjë bisede apo marrëveshje për ndarjen e Kosovës.

Ka thënë se është qëllimkeqe, e pavërtetë dhe çmenduri të thuhet se Haradinaj është pjesë e skenarëve të tilla. Sidoqoftë, në skenarin e ndryshimit të kufijve të Ballkanit janë përfshirë përpos Hashim Thaçit, edhe Edi Rama dhe Ali Ahmeti. Ramush Haradinaj e ka bërë të qartë pozicionin e tij në raport me temën e shkëmbimit të territoreve me Serbinë. Këshilltari i Kryeministrit, Avni Arifi, ka thënë se Shefi i Qeverisë asnjëherë s’ka qenë pjesë e bisedimeve të tilla. Madje, ka thënë se janë të pavërteta, qëllimkëqija dhe çmenduri të mendohet përfshirja e Haradinajt në skenarë të tilla. “Kushdo që thotë apo dyshon që Ramush Haradinaj është pjesë e çfarëdo bisedimesh apo marrëveshjesh për ndarjen e Kosovës janë të pavërtetë dhe qëllimkeqe dhe i çmendur”, ka thënë Arifi. Sipas Shefit të Delegacionit të Kosovës në bisedime me Serbinë, idetë e Beogradit në 20 vitet e fundit vazhdimisht kanë qenë të tilla. Por, ka thënë se nëse dëshirojnë të ndajnë Serbinë, atëherë, është punë e tyre dhe mund ta bëjnë një gjë të tillë. “E kuptojmë idetë nga Beogradi. Në 20 vite e fundit kurrë ide të mirë për rajonin nuk kanë pasur. Pra, as kjo ideja e fundit e tyre për shkëmbim territoreve.  Nëse ata dëshirojnë të ndajnë Serbinë është problem i tyre por Kosova s’ka tokë me dhanë dhe as me shkëmbye”, ka shtuar ai. Ndërkohë, gazetari Berat Buzhala ka shkruar se Hashim Thaçi, Edi Rama dhe Ali Ahmeti kanë biseduar për ndryshimin e kufijve në Ballkan. Ai ka sqaruar se një skenar i tillë do të vlejë vetëm për ndryshimin e kufijve të Kosovës por jo edhe të vendeve tjera ballkanike.