Festimi i 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i69401-festimi_i_10_vjetorit_të_pavarësisë_së_kosovës
Sot qytetarët e Kosovës dhe të gjithë shqiptarët kudo që janë,  festojnë 10-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 18, 2018 17:22 Europe/Tirane
  • Festimi i 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës

Sot qytetarët e Kosovës dhe të gjithë shqiptarët kudo që janë,  festojnë 10-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Me këtë rast, monumenti NEËBORN ka marrë pamje të re që është punuar mjaft bukur  për këtë 10-të Vjetor. Ndryshe, për nder të kësaj dite do të ketë aktivitete të ndryshe në të gjitha komunat e Kosovës, kurse seanca solemne e Kuvendit të Kosovës dhe marshimi i trupave të FSK-së, do të jetë sot, më 18 shkurt. Dhjetë vite më parë, Kuvendi i Kosovës përmes një deklarate të nënshkruar nga deputetët e Republikës, veç atyre serbë, shpallën Kosovën shtet të pavarur dhe sovran, duke u realizuar dëshira shekullore të shqiptarëve për të fituar pavarësinë. Presidenti Ilir Meta ka uruar sot  Presidentin Thaçi me rastin e 10-vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Në urimin e tij, Presidenti Meta shprehet se “me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, kam privilegjin dhe kënaqësinë e veçantë t’ju përcjell në emrin tim dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, urimet më të ngrohta vëllazërore”. Duke folur për përparimin e Kosovës  dhe marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe bashkëpunimin për integrimin euro-atlantike,  Meta shprehet se “në këtë dekadë të parë si shtet i pavarur dhe sovran, ndajmë me ju krenarinë e përparimit të jashtëzakonshëm që Kosova ka bërë në të gjithë elementët shtetndërtues dhe të përfaqësimit të saj dinjitoz në botë. Jam gjithashtu i entuziazmuar që marrëdhëniet tona vëllazërore dhe ndërshtetërore janë në nivelet më të larta të bashkëpunimit, dhe janë konsoliduar në shtratin e integrimeve europiane  dhe euro-atlantike, përkrah partnerëve tanë strategjikë. Nacionalistët serbë që kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës kanë thënë se kanë ndërmend të protestojnë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës. Disa lëvizje të krahut të djathtë në Serbi, të tilla si Aksioni Serb, Gjenerata e Identitetit dhe Fari i Klubeve Kulturore, kanë njoftuar se do të mbajnë një “marsh për Kosovën serbe” më 17 shkurt, në dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Nacionalistët serbë kundërshtojnë ashpër pavarësinë e Kosovës, të cilën shumë prej tyre e quajnë “djepi” i kombit serb. “Me rastin e dhjetë vjetorit të shpalljes së paligjshme të të ashtuquajturës pavarësi të Kosovës dhe Metohisë, patriotët nga Aksioni Serb, Gjenerata e Identitetit dhe Fari i Klubeve Kulturore do të organizojnë ‘marsh për Kosovën serbe’”, njoftuan ata në Facebook.Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, pasi u shkëput de facto në vitin 1999 si rezultat i luftës ajrore të NATO-s mbi Serbinë. Shumica e vendeve perëndimore, duke përfshirë ShBA-në, e kanë njohur Kosovën si shtet shumë kohë më parë, por pesë shtete të BE-së, Spanja, Greqia, Sllovakia, Rumania dhe Qipro, nuk e kanë bërë këtë. Serbia gjithashtu gëzon mbështetje të fortë nga Rusia dhe Kina lidhur me çështjen e Kosovës. Formalisht, Kosova ka qenë e lirë nga mbikëqyrja ndërkombëtare që nga koha kur Zyra Ndërkombëtare Civile, organi përgjegjës për mbikëqyrjen e pavarësisë, u largua në vitin 2012. Misioni i BE-së për sundimin e ligjit, EULEX, mbetet në vend, megjithëse me fuqi të reduktuara. Derisa pavarësia e Kosovës kundërshtohet fuqimisht nga qeveria serbe, ajo mohohet akoma më me forcë nga e djathta nacionaliste. Njoftimi zyrtar i “Marshit për Kosovën” tha se tubimi do të fillojë në orën 17:00 para kishës së ‘Shën Markut’ në Beograd. Aksioni Serb është i mirënjohur për publikun dhe ishte i përfshirë në përkujtimin e diskutueshëm të së dielës të Milan Nediq. Nediq kryesoi ‘qeverinë kukull’ të Serbisë nën pushtimin gjerman gjatë Luftës së Dytë Botërore.