Shpërthim në ambasadën amerikane në Mal të Zi
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i69629-shpërthim_në_ambasadën_amerikane_në_mal_të_zi
Një shpërthim ka ndodhur në ambasadën amerikane në Mal të Zi. Lajmi është bërë publik nga qeveria malazeze e cila në një postim në Twiitter sqaron se një person i panjohur bëri vetëvrasje me një pajisje shpërthyese.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 22, 2018 11:05 Europe/Tirane
  • Shpërthim në ambasadën amerikane në Mal të Zi

Një shpërthim ka ndodhur në ambasadën amerikane në Mal të Zi. Lajmi është bërë publik nga qeveria malazeze e cila në një postim në Twiitter sqaron se një person i panjohur bëri vetëvrasje me një pajisje shpërthyese.

“Një person i panjohur bëri vetëvrasje me një pajisje shpërthyese. Para kësaj, ai person hodhi një pajisje shpërthyese nga kryqëzimi pranë Qendrës së Sporteve në ambasadën e Shteteve të Bashkuara”, thuhet në njoftimin e qeverisë. Sulmi ndodhi pak pas mesnatës rreth orës 00:30 dhe nuk dihet se çfarë motive ka ky sulm. Qeveria tha se pajisja e hedhur në ambasadë dyshohet  të ketë qenë granatë dore dhe se hetimet janë në proces. Ambasada i paralajmëroi shtetasit amerikanë që të qëndrojnë larg deri në njoftimin e radhës. “Ambasada e SHBA-së në Podgoricë i paralajmëron shtetasit amerikanë për një situatë aktive të sigurisë në ambasadën në Podgoricë. Shmangeni ambasadën deri në njoftimin e radhës”, thuhet në njoftimin e publikuar. Ndërkohë Steve Goldstein, nën sekretari për diplomacinë publike dhe çështjet publike, tha se askush në ambasadë nuk është plagosur. Një roje në një qendër sportive aty pranë tha për agjencinë e lajmeve AFP se ai "dëgjoi dy shpërthime, njëra pas tjetrës". Ai shtoi: "Policia erdhi shumë shpejt dhe trupi i një burri u hoq". Autoritetet janë duke punuar për të zbardhur ngjarjen.