Zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik mes Iranit dhe Malit të Zi
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i69955-zgjerimi_i_bashkëpunimit_ekonomik_mes_iranit_dhe_malit_të_zi
Kreu i grupit të miqësisë parlamentare të Iranit dhe Malit të Zi ka thënë se industria e turizmit mund të jetë një sektor i përshtatshëm për njohjen e popujve të Iranit dhe Malit të Zi dhe për krijimin e kushteve për zgjerimin e marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Shkurt 26, 2018 06:20 Europe/Tirane
  • Zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik mes Iranit dhe Malit të Zi

Kreu i grupit të miqësisë parlamentare të Iranit dhe Malit të Zi ka thënë se industria e turizmit mund të jetë një sektor i përshtatshëm për njohjen e popujve të Iranit dhe Malit të Zi dhe për krijimin e kushteve për zgjerimin e marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike.

Parvane Salehshuri, në një takim që pati me Midrad Vukovic anëtar i grupit të miqësisë parlamentare Iran-Mali i Zi në parlamentin e malit të zi i cili ndodhet për një vizitë në Teheran deklaroi se kapacitetet e shumta politike, ekonomike dhe kulturore mes Iranit dhe Mali të Zi mund të shfrytëzohen për zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe. Salehshuri e cilësoi të domosdoshme zgjerimin e marrëdhënieve parlamentare mes Iranit dhe Malit të Zi të cilat ndihmojnë shumë në shkëmbimet tregtare dhe investimet e përbashkëta. Nga ana e tij z. Vukovic shprehu kënaqësinë nga vizita e tij në Teheran dhe tha s historia dhe civilizimi disa mijëra vjeçar i Iranit është një mundësi e madhe për zgjerimin e marrëdhënieve politike, kulturore dhe ekonomike të Iranit me Malin e Zi. Ai gjithashtu ka kërkuar të merren të gjitha masat dhe të krijohen kushtet për zgjerimin e dialogut dhe kontaktit ndërparlamentare të Iranit dhe Malit të Zi me qëllim zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.