Marrëdhënie të gjithanshme mes Serbisë dhe Iranit
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në kuadër të vizitës së tij në Ballkan, vizitoi Serbinë.
Muhamed Xhavad Zarif në ditën e parë të turneut të tij në Ballkan shkoi në Beograd ku u takua me Ivica Daçiç kryeministër dhe ministër i jashtëm i Serbisë. Në vazhdim ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit u takua me presidentin e Serbisë. Serbia përgjatë tre viteve të kaluara ka shprehur interesim të gjerë për zgjerimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit me Iranin në fushën ekonomike, universitare dhe kulturore dhe tani pas nënshkrimit të marrëveshjes bërthamore, interesimi i palës serbe është shtuar edhe më shumë. Irani duke qenë se ka një pozitë strategjike në rajon ai ka kapacitetet shumë të rëndësishme politike dhe ekonomike për zgjerimin e marrëdhënieve në fusha të ndryshme dhe Serbia si një prej vendeve evropiane është e interesuar për më shumë bashkëpunim me Iranin. Marrëdhëniet ekonomike të Iranit dhe Serbisë janë përqendruar në bashkëpunimet në sektorin e bujqësisë dhe industrisë dhe pritet që shumë shpejt palët të nënshkruajnë disa marrëveshje për forcimin akoma më të madh të marrëdhënieve mes tyre. Për momentin serbët po mundohet të zgjerojnë bashkëpunimin e tyre me Iranin edhe në fushën e turizmit. Liajic ministër i tregtisë dhe turizmit në Serbi në një intervistë dhënë radiotelevizionit shtetëror të Iranit ka thënë: Qëllimi i të gjitha vendeve të Ballkanit është aksesi dhe qasja në tregun 80 milionësh të Iranit dhe për këtë ne duam që Beogradi të kthehet në qendrën e bashkëpunimeve të Ballkanit me Iranin. Ai shprehu interesimin e tij kundrejt Iranit dhe tha: Unë jam një mysliman që jetoj në Serbi dhe prej mëse 15 vitesh jam aktiv në zgjerimin e marrëdhënieve mes Iranit dhe Serbisë. Kjo sepse Irani ka potenciale të mëdha ekonomike, tregtare, kulturore dhe në fusha të tjera. Irani dhe Serbia mund të bashkëpunojnë me njëri tjetrin në fushën e energjisë, transportit, bujqësisë, teknologjisë dhe shumë sektorë të tjerë. Aleksandër Vuçiç, presidenti i Serbisë theksoi të hënën zhvillimin e lidhjeve dypalëshe dhe zgjerimin e bashkëpunimit në çështjet rajonale me Iranin. "Si president i Serbisë, unë duhet të njoftoj se jemi gati për bashkëpunim me Iranin dhe zhvillimin e lidhjeve të ndërsjella në të gjitha fushat," tha Aleksandër Vuçiç në një takim me Ministrin e Jashtëm iranian, Muhamed Xhavad Zarif, i cili ndodhet për një vizitë në Beograd. Presidenti serb vuri në dukje se nuk ka kufizime për zhvillimin e lidhjeve me Iranin. Gjatë takimit, Zarif dhe Vuçiç diskutuan për rritjen e bashkëpunimit në arenën ndërkombëtare. Të dy palët theksuan gjithashtu bashkëpunimin mbi çështjet rajonale dhe kërkuan gjetjen e zgjidhjeve diplomatike për konfliktet në rajon. Ministri i jashtëm iranian arriti të hënën në kryeqytetin serb, Beograd, për një vizitë zyrtare dy ditore në rajonin e Ballkanit. Zarif do të diskutojë marrëdhëniet bilaterale tregtare dhe ekonomike me zyrtarët serbë, duke përfshirë homologun e tij serb dhe kryeministren e vendit. Ai është planifikuar të vizitojë edhe Bullgarinë, Kroacinë dhe Bosnje-Hercegovinën gjatë turneut rajonal që filloi nga Beogradi.