22 serbë kroatë akuzohen për krime lufte
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i70737-22_serbë_kroatë_akuzohen_për_krime_lufte
Prokurorët kroatë kanë njoftuar se kanë akuzuar 22 serbë etnikë për krime lufte të kryera gjatë konfliktit në vitet e 1990-ta.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Mars 10, 2018 20:05 Europe/Tirane
  • 22 serbë kroatë akuzohen për krime lufte

Prokurorët kroatë kanë njoftuar se kanë akuzuar 22 serbë etnikë për krime lufte të kryera gjatë konfliktit në vitet e 1990-ta.

Zyra e prokurorit në Zagreb ka thënë përmes një deklarate sot se 22 serbë kroatë janë akuzuar për vrasjen e 22 civilëve dhe dy zyrtarëve policorë, të cilët janë mbajtur në tri zona në lindje të shtetit më 1991.Serbët kanë qenë pjesë e një grupi paramilitar që ka vepruar në lindje, gjatë viteve 1991-95 në luftën mes kroatëve dhe forcave serbe të përkrahura nga Beogradi. Zyra e Prokurorit ka thënë se tetë të dyshuarit kanë urdhëruar 14 persona të tjerë “për rrahje dhe vrasje” të civilëve kroatë dhe për “marrjen ilegale të pengjeve”. Akuzat po ashtu thonë se tetë personat kanë urdhëruar njerëz të tjerë të “torturojnë dhe vrasin të burgosurit e luftës” dhe të djegin e shkatërrojnë shtëpitë dhe bizneset e tyre. Në akuzë theksohet se të dyshuarit janë përgjegjës për granata, të cilat kanë vrarë civilët dhe u kanë shkatërruar pronat.