Haradinaj: Marrëveshja nuk e dëmton shtetin e Kosovës
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i71382-haradinaj_marrëveshja_nuk_e_dëmton_shtetin_e_kosovës
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka paraqitur projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për kufirin shtetëror mes Kosovës dhe Malit të Zi, ka ftuar të gjitha partitë dhe deputetët që të votojnë pro ratifikimit të kësaj marrëveshje.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Mars 20, 2018 14:13 Europe/Tirane
  • Haradinaj: Marrëveshja nuk e dëmton shtetin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka paraqitur projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për kufirin shtetëror mes Kosovës dhe Malit të Zi, ka ftuar të gjitha partitë dhe deputetët që të votojnë pro ratifikimit të kësaj marrëveshje.

Sipas Haradinajt, ratifikimi i kësaj marrëveshje, nuk e cenon territorin e vendit.  Vota pro këtij ligji sot me shumë se kurrë është votë për shtetin e Kosovës, është votë për perspektiven euroatlantike të vendit, është votë për liri të lëvizjes. I kemi analizuar të gjitha faktet dhe rreziqet dhe iu garantoj se ratifikimi i këtij projektligji me të gjitha dokumentet përcjellëse nuk e rrezikon territorin e Kosovës. Vendimi është në duar tuaja dhe miratimi i këtij ligji është kërkesë e shumicës së qytetarëve. Iu bëj thirrje pa dallim partie, etnie e dallime ideologjike që të votoni pro këtij projektligji”, tha Haradinaj. Ndërkaq në emër të Komisionit parlamentar raportin e ka paraqitur deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani.

Kuvendi i Kosovës ka filluar seancën e jashtëzakonshme, në të cilën do të bëhet shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Kjo seancë është thirrur që disa herë, por për shkak të mungesës së kuorumit është shtyrë.

Ndërsa në legjislacionin e kaluar nuk është dërguar fare në Kuvend, pasi opozita përmes gazit-lotsjellës dhe protestave masive, ka penguar çdo debat për demarkacionin, duke pohuar se demarkacioni dhe asociacioni i komunave serbe, janë antiligjore dhe shkelin Kushtetutën e vendit.