Haradinaj: “Në Kosovë nuk mund të vidhen njerëz”.
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i72302-haradinaj_në_kosovë_nuk_mund_të_vidhen_njerëz_.
Kryeministri Ramush Haradinaj ka folur për mediat në lidhje me përplasjen e tij me Presidentin turk, Recep Taip Erdogan.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 03, 2018 17:11 Europe/Tirane
  • Haradinaj: “Në Kosovë nuk mund të vidhen njerëz”.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka folur për mediat në lidhje me përplasjen e tij me Presidentin turk, Recep Taip Erdogan.

“Këta njerëz janë vjedhur nga Kosova dhe kjo gjë nuk mund të përsëritet më”, vijoi ai. Haradinaj thotë se nuk i kupton reagimet e Erdoganit, ndërsa mbrojti vendimet e marra për shkarkimin e ministrit të Brendshëm dhe të kreut të Inteligjencës. “Unë nuk kam qenë i informuar prej tyre ndaj edhe kam shkarkuar ministrin e Brendshëm dhe kreun e AKI-së”, vijoi ai. “Ne nuk ndërhyjmë në punët e brendshme të Turqisë. Këto janë punë të brendshme tona edhe askush nuk do të ketë vendimmarrje në punët e brendshme të Kosovës. Ne jemi të kujdesshëm edhe si popull shqiptar jemi popull i respektueshëm. Mirëpo, gjithashtu, gjithkush duhet të dijë kufijtë e vet”, thotë Kryeministri i Kosovës. Kryeministri i Kosovës përjashton mundësinë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme në rastin hipotetik të daljes së Listës Serbe nga koalicioni qeveritar. “Nuk e shoh vendin që të shkojë drejt zgjedhjeve të reja. Nuk jemi as të gatshëm”, deklaroi ai. Sa për bashkësinë e komunave serbe, ai thotë se kjo bashkësi do të ngrihet sipas ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës.