Rrëzohet avioni ushtarak serb
Prill 11, 2018 08:26 Europe/Tirane
Një avion ushtarak serb është rrëzuar në verilindje të Beogradit, pranë qytetit Kovaçicës në Serbi.
Lajmi konfirmohet dhe nga vetë ministria e Mbrojtjes e Serbisë. Dy pilotët kanë arritur të dalin para se avioni të ushtarak i tipit Super Galeb (SOKO G-4 të rrëzohej por njëri prej tyre ka humbur jetën. Viktima ishte pilot i Qendrës për testime fluturuese ndërkohë i plagosuri është dërguar për trajtim në Akademinë Ushtarake Mjekësore. Është hapur një hetim lidhur me këtë incident.
Tags