Irani dhe Shqipëria në prag të zgjerimit të marrëdhënieve ekonomike
(last modified Wed, 25 Apr 2018 06:20:43 GMT )
Prill 25, 2018 08:20 Europe/Tirane
  • Irani dhe Shqipëria në prag të zgjerimit të marrëdhënieve ekonomike

Kreu i dhomës së tregtisë industrisë, minierave dhe bujqësisë së Iranit dhe autoritetet e Shqipërisë kanë analizuar rrugët për zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve.

Golam’husein Shafai në krye të një delegacioni të lartë ka shkuar për një vizitë në Tiranë ku pati takime të ndara me zv/ministrin e jashtëm të Shqipërisë për çështjet ekonomike dhe me kryetarin e dhomave të tregtisë së Shqipërisë. Në këtë takim ai shprehu vullnetin e madh politik dhe ekonomik të autoriteteve iraniane për zgjerimin dhe ngritjen e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare me Shqipërinë. Kreu i dhomave të tregtisë së Shqipërisë, theksoi zbatimin e dispozitave të autoriteteve të të dy vendeve për zgjerimin dhe forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare dhe shpresoi që bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar të zgjerohet akoma më shumë. Delegacioni ekonomik dhe tregtar i Iranit ka vizituar Shqipërinë për të zgjeruar marrëdhëniet në fushën e tregtisë, energjisë, bujqësisë, turizmit, shërbimeve teknike dhe inxhinierike, industrinë ushqimore dhe farmaceutike.