Irinej përhap mesazhe provokuese, ja për çfarë i fton serbet ai?
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i74330-irinej_përhap_mesazhe_provokuese_ja_për_çfarë_i_fton_serbet_ai
Nga Patrikana e Pejës, kreu i Kishës Ortodokse Serbe, patriku Irinej ka përçuar mesazhe provokuese duke thënë se “një nga problemet qendrore me të cilat përballet Kisha dhe populli serb është çështja e Kosovës, e cila prej kohësh është nën pushtim”.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 30, 2018 13:32 Europe/Tirane
  • Irinej përhap mesazhe provokuese, ja për çfarë i fton serbet ai?

Nga Patrikana e Pejës, kreu i Kishës Ortodokse Serbe, patriku Irinej ka përçuar mesazhe provokuese duke thënë se “një nga problemet qendrore me të cilat përballet Kisha dhe populli serb është çështja e Kosovës, e cila prej kohësh është nën pushtim”.

Patriarku Irinej në fillim të seancës majit rregullt e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Serbe në Patrikanën e Pejës. “Me vullnetin të fuqishmëve të kësaj bote,  toka e jonë e shenjtë e ‘Kosovës dhe Metohisë’ paraprakisht përjetoi vuajtjen më të madhe, që ka tejkaluar të gjitha vuajtjet e mëparshme në historinë e saj, në mënyrë që në fund të shkëputet nga Serbia dhe të shpallet një shtet i pavarur shqiptar, të paktën është në përpjekje. Më parë, ndodhi ndjekja e popullit serb, numerikisht më e madhja nga të gjitha ndjekjet dhe shpërnguljet e deritashme, kështu që pjesët qendrore të Kosovës dhe Metohisë kanë mbetur krejtësisht pa popullatë serbe”, ka thënë patriku Irinej, në fillim të Kuvendit të rregullt të majit të e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Serbe në Patrikanën e Pejës. Sipas njoftimit të Kishës Ortodokse Serbe, të cilin e transmetojnë mediat serbe, patriku Irinej ka thënë se “Serbia është duke bërë përpjekje të mëdha për të mbrojtur dhe ruajtur ‘Kosovën dhe Metohinë’, por fuqitë evropiane dhe amerikanët nuk kanë  ndjenja për drejtësinë dhe të vërtetën”. “Problemi më i madh për neve, kur është fjala për Kosovën dhe Metohinë, është fakti se kemi mbetur një numër i vogël. Është të bëhet më shumë në kthimin e popullatës. Në Prizren jetojnë dhjetëra serbë, e situatë e ngjashme është edhe në Pejë, Prishtinë, Ferizaj, Gjakovë … Ka pak vullnet për kthimin e të zhvendosurve në shtëpitë e tyre, kurse ata që duan ta bëjnë këtë, nuk kanë ku të kthehen “, tha patriarku serb.